RAJONI
1 minuta leximi
Celibashi: Përfundon numërimi i votave të diasporës në Shqipëri
Nga 246 mijë votues të regjistruar në platformën elektronike PER, më shumë se 200 mijë votues kthyen zarfet me fletët e votimit për subjektet politike dhe kandidatët e votimit preferencialë.
Celibashi: Përfundon numërimi i votave të diasporës në Shqipëri
Celibashi: Përfundon numërimi i votave të diasporës në Shqipëri / AA
një ditë më parë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, bëri me dije sot se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial në listë të hapur në 12 qarqet e vendit.

Sipas Celibashit, numërimi për kandidatët preferencial në votimin nga jashtë ka përfunduar në Kukës, Shkodër, Dibër, Durrës, Fier, Tiranë, Berat, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe Elbasan.

Numërimi i votave të diasporës ka përfunduar po ashtu edhe për subjektet politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Nga 246 mijë votues të regjistruar në platformën elektronike PER, më shumë se 200 mijë votues kthyen zarfet me fletët e votimit për subjektet politike dhe kandidatët e votimit preferencial.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us