RAJONI
2 minuta leximi
Igli Hasani takon ministren për Çështjet Evropiane të Danimarkës
Në një njoftim për mediat nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thuhet se Hasani dhe Bjerre kanë diskutuar rreth konteksteve të reja gjeopolitike, sfidat e sigurisë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Igli Hasani takon ministren për Çështjet Evropiane të Danimarkës
Igli Hasani takon ministren për Çështjet Evropiane të Danimarkës / TRT Balkan
një ditë më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka pritur sot ministren për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre. 

Në një njoftim për mediat nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thuhet se Hasani dhe Bjerre kanë diskutuar rreth konteksteve të reja gjeopolitike, sfidat e sigurisë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Sipas ministrit Hasani, vizita e ministres Bjerre përkon dy ditë përpara Konferencës së Pestë Ndërqeveritare në Bruksel midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, ku sipas tij parashikohet të hapet zyrtarisht grupkapitulli 3, i cili lidhet me "Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse" dhe përfshin 8 kapituj të tjerë.

"Ky hap përbën një tjetër fazë të rëndësishme në procesin tonë të negociatave për anëtarësim në BE, një proces në të cilin Shqipëria jo vetëm po ecën në rrugën e duhur, por po shpejton me siguri, duke i qëndruar edhe objektivit madhor: që brenda këtij viti çelim edhe grupkapitujt e mbetur ndërsa brenda vitit 2027-të i përfundojmë negociatat duke pasur 2030-ën si pikën më të fundit kur Shqipëria ulet si e barabartë mes të barabartëve në tryezën e vlerave të Bashkimit Evropian, u shpreh Hasani", thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, duke shprehur gjithashtu "mirënjohjen ndaj mbështetjes daneze për integrimin evropian të Shqipërisë", ministri Hasani ka nënvizuar gatishmërinë për ta forcuar më tej bashkëpunimin pas marrjes më 1 korrik të presidencës së BE-së nga Danimarka.

"Ne jemi besimplotë se nën udhëheqjen e Danimarkës procesi i zgjerimit do të vazhdojë të qëndrojë lart në agjendën e BE-së", ka thënë ministri Hasani.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us