BOTA
3 minuta leximi
Fermerët protestojnë para institucioneve të BE-së, të shqetësuar me politikat bujqësore të Unionit
Protesta u zhvillua gjatë Konferencës së Buxhetit të BE-së 2025, ku fermerët kundërshtuan çdo ndryshim të mundshëm në buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian (BE) që do të çonte në ulje të mbështetjes bujqësore.
Fermerët protestojnë para institucioneve të BE-së, të shqetësuar me politikat bujqësore të Unionit
Fermerët protestojnë para institucioneve të BE-së, të shqetësuar me politikat bujqësore të Unionit / AA
një ditë më parë

Fermerët mbajtën protestë në Bruksel për të parandaluar çdo ndryshim në buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian (BE) që do të çonte në ulje të mbështetjes bujqësore.

Me ftesë të sindikatave të fermerëve nga vende të ndryshme të BE-së, një numër i madh fermerësh u mblodhën në sheshin "Schuman", përballë Komisionit Evropian dhe Këshillit të BE-së në Bruksel.

Fermerët sollën simbolikisht një traktor para institucioneve të BE-së dhe tërhoqën vëmendjen ndaj shqetësimeve të tyre që ato kanë në kuadër të politikave bujqësore të Unionit.

Fermerët ndërtuan një kullë me letra të mëdha bixhozi me mbishkrimet "Jo Buxhet, Jo Politikë të Përbashkët Bujqësore, Jo Fermerë, Jo Siguri", ndërsa në fund të protestës kulla u rrëzua.

Protesta u zhvillua gjatë Konferencës së Buxhetit të BE-së 2025, e cila u hap nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Buxheti afatgjatë i BE-së quhet Korniza Financiare Shumëvjeçare (MFF).

MFF-ja, e cila përcakton paraprakisht tavanin vjetor të pagesave lidhur me zërat e shpenzimeve në buxhetin e BE-së, synon shpërndarjen e burimeve në përputhje me prioritetet e politikave të BE-së. Buxheti i BE-së përgatitet për periudha 7-vjeçare, në të cilat kufijtë e sipërm të shpenzimeve përcaktohen nga rregullat.

Korniza që përcakton buxhetin total të BE-së për vitet 2021-2027, i cili tejkalon 1,2 trilion euro, u përcaktua në vitin 2020. Për shkak të pandemisë së COVID-19, një paketë shpëtimi ekonomik prej 800 miliardë eurosh u përgatit si shtesë ndaj këtij buxheti dhe vendeve anëtare iu ofrua mbështetje.

Kohët e fundit, punimet për buxhetin e ri të BE-së ka fituar vrull. Komisioni i Evropian pritet të paraqesë në korrik projektbuxhetin e tij për vitet 2028-2034.

Pretendohet se KE-ja planifikon në buxhetin e ardhshëm të bashkojë në një fond të përbashkët programe të ndryshme, të tilla si politika e përbashkët bujqësore, politika e përshtatjes e fokusuar në zhvillimin rajonal dhe programin kërkimor "Horizon Europe". Edhe fermerët janë të shqetësuar nga kjo situatë.

Fermerët nuk duan që të bëhen as edhe shkurtime në mbështetjet bujqësore. Vendimi për buxhetin afatgjatë të BE-së merret me miratimin e Parlamentit Evropian dhe unanimitetin e shteteve anëtare në Këshillin e BE-së.

Fermerët në vendet evropiane organizuan protesta intensive kundër politikave bujqësore të BE-së edhe vitin e kaluar.

Objektivat e BE-së për restaurimin mjedisor, klimatik dhe të natyrës, shkurtimet e subvencioneve, kostot e larta të energjisë, karburantit e plehrave dhe produktet e lira të drithërave nga vende si Ukraina dhe Rusia janë ndër çështjet që shqetësojnë fermerët në Evropë.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us