RAJONI
2 minuta leximi
Shefi i Këshillit Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve
Në një intervistë përpara turit të tij në Ballkanin Perëndimor këtë javë, Costa ka deklaruar se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është përsëri një nga prioritetet e BE-së.
Shefi i Këshillit Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve
Shefi i Këshillit Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve / AA
një ditë më parë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka thënë se Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian para vendeve të tjera.

Në një intervistë për "Euronews" përpara turit të tij në Ballkanin Perëndimor këtë javë, Costa ka deklaruar se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është përsëri një nga prioritetet e BE-së.

Ai theksoi po ashtu se stabiliteti dhe prosperiteti i ardhshëm i kontinentit varet nga zgjerimi i bllokut.

Costa u ka premtuar vendeve kandidate nga rajoni se BE-ja është e përkushtuar për ta vazhduar procesin e anëtarësimit, i cili ka ngecur kohët e fundit.

Ai po ashtu u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të angazhohen për zbatimin e reformave.

"Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka përshpejtuar procesin e pranimit për Ukrainën dhe Moldavinë, kështu që nuk është e drejtë që vendet e Ballkanit Perëndimor të tejkalohen nga Ukraina dhe Moldavia, dhe kjo do t'i shtyjë ato të ecin më shpejt me reformat", ka theksuar ai.

Ndalesa e parë e presidentit të Këshillit Evropian do të jetë Serbia të martën, vend i cili është zhytur në krizë politike për disa muaj.

Po atë ditë, Costa do ta vizitojë edhe Bosnjë e Hercegovinën, përpara se të takohet me krerët e shteteve dhe qeverive të Malit të Zi dhe të Kosovës të mërkurën.

Të nesërmen ai do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Ndalesa e tij e fundit do të jetë Shqipëria, ku do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) të premten në Tiranë.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us