RAJONI
1 minuta leximi
Ushtarët e Maqedonisë së Veriut në KFOR kryen patrulla në Pejë
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale nga KFOR-i, u bë e ditur se patrulla u krye për ta ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në këtë zonë.
Ushtarët e Maqedonisë së Veriut në KFOR kryen patrulla në Pejë
Ushtarët e Maqedonisë së Veriut në KFOR kryen patrulla në Pejë / AA
30 Prill 2025

Ushtarët e Maqedonisë së Veriut të Komandës Rajonale në Perëndim të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë kryer patrulla në komunën e Pejës.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale nga KFOR-i, u bë e ditur se patrulla u krye për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në këtë zonë.

Sipas të dhënave nga KFOR-i, në këtë mision shërbejnë 67 ushtarë nga Maqedonia e Veriut.

KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për ta garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us