RAJONI
2 minuta leximi
Shqipëri, nis dorëzimi i kutive me fletët e votimit nëpër KZAZ
Në zgjedhjet e 11 majit u ftuan për të votuar 3.713.761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114.642 të rinj votuan për herë të parë.
Shqipëri, nis dorëzimi i kutive me fletët e votimit nëpër KZAZ
Shqipëri, nis dorëzimi i kutive me fletët e votimit nëpër KZAZ / Reuters
11 Maj 2025

Në përfundim të procesit të votimit për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, ka nisur dorëzimi i bazës materiale nëpër KZAZ.

Në të gjitha KZAZ-të respektive po kryhet procesi i marrjes në dorëzim të bazës materiale nga komisionet e qendrave të votimit

Procesi i votimit nisi ditën e sotme në orën 07:00 e mëngjesit të sotëm dhe zgjati deri në orën 19:00, kohë në të cilën qytetarët shqiptarë vendosën se kush do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Në zgjedhjet e 11 majit u ftuan për të votuar 3.713.761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114.642 të rinj votuan për herë të parë.

Gjithashtu, edhe 3 027 persona, të dënuar dhe të paraburgosur mund të ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në 21 institucione të ekzekutimit të vendimeve penale.

Në këtë proces zgjedhor, për herë të parë u bë e mundur përfshirja e emigrantëve shqiptarë në mënyrë që ata të ushtronin të drejtën e votës përmes postës nga shteti ku kanë vendqëndrimin pa pasur detyrim të vijnë në Shqipëri.

Në zgjedhjet e sotme parlamentare kishin mundësi të votonin edhe ata qytetarë të cilëve u kanë skaduar dokumentet e identifikimit.

Në total janë prodhuar 3.534.792 fletëvotimi për zgjedhësit brenda vendit duke i shtuar 2% mbi numrin e zgjedhësve.

Për këto zgjedhje janë regjistruar 53 parti politike si subjekte zgjedhore, mes tyre dhe disa parti të reja dhe 3 koalicione.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us