LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Siri, vriten 11 persona në përleshjet mes grupeve Druzë dhe forcave të sigurisë në Damask
Në lagjen Sahnaya, në jug të kryeqytetit sirian Damask, po zhvillohen përleshje midis forcave të sigurisë së qeverisë siriane dhe grupeve të armatosura Druzë
Siri, vriten 11 persona në përleshjet mes grupeve Druzë dhe forcave të sigurisë në Damask
Siri, vriten 11 persona në përleshjet mes grupeve Druzë dhe forcave të sigurisë në Damask / Reuters
30 Prill 2025

Në lagjen Sahnaya, në jug të kryeqytetit sirian Damask, po zhvillohen përleshje midis forcave të sigurisë së qeverisë siriane dhe grupeve të armatosura Druzë, raporton Anadolu.

Grupet druzë në Sahnaya që ndodhet rreth 12 kilometra larg qendrës së Damaskut, hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë me armë të rënda.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësohet se në përleshje kanë humbur jetën 11 persona.

Në Sahnaya ku përleshjet vazhdojnë në disa vende, u rritën masat e sigurisë duke shtuar përforcime ushtarake për forcat e qeverisë siriane.

Lideri druz i bën thirrje Izraelit

Sheikh Mowafaq Tarif, një nga udhëheqësit e druzëve që banojnë në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli, në një program ku ai mori pjesë bëri një deklaratë në lidhje me përleshjet në Sahnaya.

Duke i bërë thirrje Izraelit dhe komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrin veprime në lidhje me ngjarjet në Sahnaya, Tarif tha: "Izraeli nuk duhet të qëndrojë duarkryq përballë asaj që po ndodh aktualisht në Siri".

Dje dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në përleshjet midis forcave të sigurisë së qeverisë siriane dhe grupeve të armatosura të lidhura me komunitetin Druzë në lagjen Jaramana në jug të Damaskut.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us