RAJONI
2 minuta leximi
Kurti takon Krasniqin e PDK-së, nuk arrijnë marrëveshje për Albulena Haxhiun kryeparlamentare
Krasniqi pas takimit me Kurtin tha se LVV-ja ka shumicën parlamentare, andaj "nuk mundet të imponojë votimin për Haxhiun".
Kurti takon Krasniqin e PDK-së, nuk arrijnë marrëveshje për Albulena Haxhiun kryeparlamentare
Kurti takon Krasniqin e PDK-së, nuk arrijnë marrëveshje për Albulena Haxhiun kryeparlamentare / AA
1 Maj 2025

Kryetari i PDK-së në Kosovë, Memli Krasniqi, pas takimit me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje,  Albin Kurti, tha se i ka kërkuar atij ndryshimin e propozimit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi tha se PDK-ja nuk do të ndryshojë qëndrim për sa i përket mospërkrahjes së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Krasniqi pas takimit me Kurtin tha se LVV-ja se ka shumicën parlamentare, andaj "nuk mundet të imponojë votimin për Haxhiun".

“Kemi shkëmbyer ide dhe diskutime sa i përket konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Qëndrimet e PDK-së dhe të miat janë ato që ju i dini. Atë që e kam thënë para jush i kam thënë edhe zotëri Kurti përsëri. Për PDK-në është me rëndësi që sa më shpejt të zhbllokohet kjo situatë dhe të hyhet në afatet kushtetuese për zgjedhje ne qeverisë së ardhshme”, tha Krasniqi

Krasniqi dhe Kurti u takuan sot në Kuvendin e Kosovës me ftesë të kreut të Vetëvendosjes. Në takim ishte i ftuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por ai e refuzoi pjesëmarrjen.

Ftesa e Kurtit vjen pasi ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiun dështoi gjashtë herë të sigurojë 61 vota për kryetare të Kuvendit, ndërkohë që sot nga ora 10:00 vazhdon seanca konstitutive për legjislaturën e nëntë.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us