RAJONI
1 minuta leximi
Zgjedhjet parlamentare 2025: Nis procesi i numërimit të votave në 4 qendrat e para
Janë numëruar edhe katër qendrat e para të votimit nga 5.225 në total në gjithë vendin.
Zgjedhjet parlamentare 2025: Nis procesi i numërimit të votave në 4 qendrat e para
Zgjedhjet parlamentare 2025: Nis procesi i numërimit të votave në 4 qendrat e para / ATA
11 Maj 2025

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur tashmë, teksa janë numëruar edhe katër qendrat e para të votimit nga 5.225 në total në gjithë vendin.

KQZ-ja në shifrat e saj të publikuara bën të ditur se nga numërimi i votave në këto qendra votimi kryeson Partia Socialiste me 538 vota ose 60,11% të tyre.

Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 302 vota ose 33,74% të tyre.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 30 vota, Partia Mundësia 12 vota, ndërsa Partia Socialdemokrate 8 vota. Dy vota ka Lëvizja Bashkë dhe nga një votë Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Partia Aleanca e Re respektivisht.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us