ShBA-ja nuk po normalizon marrëdhëniet diplomatike me Sirinë "në këtë kohë", njoftoi Departamenti i Shtetit të martën.
"Ne mund të konfirmojmë që disa përfaqësues të autoriteteve të përkohshme siriane ndodhen në Nju Jork për takime të ndryshme të OKB-së", u tha gazetarëve zëdhënësja Tammy Bruce.
ShBA-ja vijon ta vlerësojë politikën e saj ndaj Sirisë "me kujdes dhe do t’i gjykojë autoritetet e përkohshme në bazë të veprimeve të tyre", shtoi ajo.
E pyetur për raportimet se ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shibani, pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit amerikan më vonë gjatë së martës në Nju Jork, Bruce tha:
"Nuk mund t’ju jap asnjë parashikim për ndonjë takim, nuk kam asnjë takim që mund ta përshkruaj ose ta konfirmoj për ju."