RAJONI
1 minuta leximi
Kosovë, arrestohet një serb nën dyshimet për krime lufte
I arrestuari dyshohet se në cilësinë e komandantit të Njësisë së Policisë në këtë rajon, në kuadër te MUP-it, gatë viteve 1998/1999 ka marrë pjesë në vrasje, dëbim, plaçkitje, torturë, e rrahje të civilëve shqiptarë.
Kosovë, arrestohet një serb nën dyshimet për krime lufte
Kosovë, arrestohet një serb nën dyshimet për krime lufte / AA
15 Maj 2025

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së enjtes është arrestuar M.D., i nacionalitetit serb, nën dyshimet për krime lufte në komunën me shumicë serbe në veri të Kosovës, në Zveçan.

Siç njofton Prokuroria, M.D. është arrestuar me urdhër të prokurores speciale Florije Salihu- Shamolli, pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Hetuesit e Krimeve të Luftës.

"Sipas hetimeve, M.D. dyshohet se në cilësinë e komandantit të Njësisë së Policisë në këtë rajon, në kuadër te MUP-it, gatë viteve 1998/1999 ka marrë pjesë në vrasje, dëbim, plaçkitje, torturë, e rrahje të civilëve shqiptarë", thuhet në njoftim.

Gjithashtu sipas aktakuzës, dyshohet se gjatë prillit të 1999-ës, i pandehuri M.D., së bashku me forcat serbe të organizuara në formacione të strukturuara, përfshirë ushtrinë jugosllave dhe policinë serbe, mori pjesë në operacionin në fshatin Zhazhë, ku kishin mbetur të vrarë shtatë civilë.

Trupat e civilëve shqiptarë u gjetën pas përfundimit të luftës në varrezat e fshatit Suhodoll, në komunën e Mitrovicës.

Prokuroria Speciale njofton se brenda afatit ligjor, sipas Kodit të Procedurës Penale, do ta paraqes në Gjykatën Themelore te Prishtinës, kërkesën për paraburgim.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us