TÜRKİYE
2 minuta leximi
Kreu i delegacionit rus: Mbërritëm në Istanbul për të kryer "punë serioze dhe profesionale"
Medinsky tha se qëllimi i negociatave të drejtpërdrejta të iniciuara nga presidenti rus është të arrihet paqe e qëndrueshme duke adresuar shkaqet themelore të konfliktit.
Kreu i delegacionit rus: Mbërritëm në Istanbul për të kryer "punë serioze dhe profesionale"
Kreu i delegacionit rus: Mbërritëm në Istanbul për të kryer "punë serioze dhe profesionale" / AA
15 Maj 2025

Kreu i delegacionit rus për bisedimet e paqes me Ukrainën, Vladimir Medinsky, ka deklaruar se delegacioni rus mbërriti në Stamboll për të kryer "punë serioze dhe profesionale" që synojnë arritjen e paqes.

"Ne mbërritëm në Istanbul duke përfaqësuar presidentin, pikërisht siç premtuam më 15 maj. Ne jemi të përkushtuar për të kryer punë serioze dhe profesionale", tha Medinsky në platformën Telegram, i cili shërben si këshilltar presidencial.

Medinsky theksoi se qëllimi i negociatave të drejtpërdrejta të iniciuara nga presidenti rus, Vlladimir Putin, është të arrihet paqe e qëndrueshme duke adresuar shkaqet themelore të konfliktit.

Negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës u zhvilluan në mars të vitit 2022 në Istanbul. U ra dakord për një draft marrëveshje të paqes, por pala ukrainase mori kohë për ta shqyrtuar atë dhe më pas u tërhoq nga procesi i negociatave.

Më 11 maj, Putin propozoi rifillimin e bisedimeve, me të cilat pala ukrainase u pajtua. Negociatat fillimisht ishin planifikuar të fillojnë të enjten në mëngjes në Pallatin Dolmabahçe në Istanbul, por më vonë u ricaktuan për pasdite.

Më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se delegacioni i Ukrainës përfshin përfaqësues nga ministritë e jashtme dhe të mbrojtjes si dhe anëtarë të shërbimeve të inteligjencës së vendit.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us