BOTA
1 minuta leximi
Presidenti Erdoğan nesër për vizitë në Shqipëri
Erdoğan do të mbajë fjalim në sesionin kryesor të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, njoftoi Drejtori i Komunikimeve i Presidencës turke.
Presidenti Erdoğan nesër për vizitë në Shqipëri
Presidenti Erdoğan nesër për vizitë në Shqipëri / AA
15 Maj 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, nesër do të udhëtojë për vizitë në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin e Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, njoftoi Drejtori i Komunikimeve i Presidencës turke, Fahrettin Altun.

“Presidenti ynë do të mbajë një fjalim në sesionin kryesor të samitit që do të mbahet nën temën ‘Evropa e Re në një Botë të Re: Uniteti-Bashkëpunimi-Veprimi i Përbashkët’. 

Parashikohet që presidenti ynë të shkëmbejë pikëpamje mbi zgjidhjen paqësore të konflikteve rajonale dhe globale dhe çështjeve që lidhen me sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës gjatë kontakteve që do të zhvillojë me homologët e tij evropianë me rastin e Samitit”, tha Altun në llogarinë e tij në median sociale.

Në samit do të marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare dhe kandidate të Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve të tjera evropiane, si dhe udhëheqës të institucioneve të BE-së dhe shefat e NATO-s, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us