Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa, ka përshëndetur vendimin e “guximshëm” të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për heqjen e sanksioneve e gjata ndaj Sirisë, duke e shpallur atë një pikë kthese për të ardhmen e vendit.
“Dita e sotme shënon fillimin e një pune serioze dhe nisjen e udhëtimit të Sirisë moderne”, tha al-Sharaa në një fjalim televiziv drejtuar kombit.
Ai vendimin e Trumpit për heqjen e sanksioneve e përshkroi si “vendim të guximshëm që hodhi themelet për stabilitetin rajonal”.
Presidenti sirian gjithashtu vlerësoi aleatët rajonal, veçanërisht Türkiyen.
“Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka qëndruar pranë popullit sirian dhe vendi i tij ka mbartur mbi supe shumë përgjegjësi gjatë 14 viteve të fundit”, tha al-Sharaa.
Në një mesazh drejtuar komunitetit ndërkombëtar të biznesit, al-Sharaa bëri një ftesë të hapur.
“Ne i mirëpresim të gjithë investitorët dhe i ftojmë ata të përfitojnë nga mundësitë e disponueshme”, tha ai.
Më tej, al-Sharaa hodhi poshtë çdo përpjekje për të ndarë vendin.
“Ne nuk do të lejojmë ndarjen e Sirisë, as nuk do t’u japim hapësirë narrativave të regjimit të mëparshëm që synojnë copëtimin e popullit tonë”, tha ai.