Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti rus Vlladimir Putin nuk do të marrë pjesë në negociatat që priten të zhvillohen në Istanbul.
Peskov u përgjigj shkurt "Jo" kur u pyet nëse kishte mundësi që Putini të merrte pjesë në bisedimet me Ukrainën në Istanbul, raportoi CNN.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, njoftoi se negociatat, me iniciativën e palës turke, u shtynë për pasdite.
Më parë ishte raportuar se delegacioni rus kishte mbërritur në Istanbul dhe se negociatat pritej të zhvilloheshin pasdite.
Një ditë më parë, Putin miratoi anëtarët e delegacionit që do ta përfaqësojë Rusinë në negociatat me Ukrainën, të cilat po zhvillohen në Istanbul me ndërmjetësimin e Türkiyes.
Delegacioni kryesohet nga këshilltari i Putinit, Vlladimir Medinsky. Ekipi përfshin gjithashtu zëvendësministrin e Jashtëm Mikhail Galuzin, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Igor Kostyukov dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes Aleksandar Fomin.
Medinski gjithashtu udhëhoqi delegacionin rus gjatë negociatave të vitit 2022.