LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Grupi terrorist PKK/YPG përpiqet të depërtojë në pozicionet e ushtrisë siriane
Ushtria siriane rimori 2 poste ushtarake nga grupi terrorist PKK/YPG, i cili për pak kohë kishte marrë kontrollin para se të detyrohej të tërhiqej pas një përleshjeje të armatosur pranë Digës Tishrin në lumin Eufrat në Siri.
Grupi terrorist PKK/YPG përpiqet të depërtojë në pozicionet e ushtrisë siriane
Grupi terrorist PKK/YPG përpiqet të depërtojë në pozicionet e ushtrisë siriane / AA
19 Maj 2025

Ushtria siriane rimori dy poste ushtarake nga grupi terrorist PKK/YPG, i cili për pak kohë kishte marrë kontrollin para se të tërhiqej pas një përleshjeje të armatosur pranë Digës Tishrin në lumin Eufrat në Siri.

Një burim nga ushtria siriane i tha televizionit shtetëror të hënën se njësitë siriane të vendosura pranë Digës Tishrin u sulmuan gjatë natës, ndërsa grupi terrorist i njohur në Siri si Forcat Demokratike Siriane (FDS) tentoi të depërtonte në pozicionet e tyre.

Sipas burimit, grupi terrorist PKK/YPG arriti përkohësisht të merrte dy pika ushtarake, përpara se ushtria siriane të ndërmerrte një kundërofensivë për t’i rimarrë ato.

Pas përleshjeve të ashpra me militantët, ushtria siriane dërgoi përforcime në zonë dhe më pas arriti të rimarrë postet, tha burimi.

Pas rrëzimit të regjimit të ish-presidentit Bashar al-Assad në dhjetor 2024, zonat jugore të provincës Deir ez-Zor kaluan nën kontrollin e forcave të administratës së re, ndërsa zonat veriore mbeten nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane (FDS).

Assad, udhëheqës i Sirisë për gati 25 vjet, u largua në Rusi më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, që kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us