Ushtria izraelite raporton se ka kryer 160 sulme ajrore në Gaza në 24 orët e fundit.
Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se po vazhdojnë sulmet intensive ajrore ndaj Gazës. Sulmet janë kryer nën drejtimin e ushtrisë dhe agjencisë së inteligjencës vendase Shin-Bet si pjesë e një plani për pushtim të përhershëm të quajtur "Karrocat luftarake të Gideonit".
Deklarata bën të ditur se 160 sulme ajrore janë kryer në Gaza në 24 orët e fundit dhe se në këto sulme janë shënjestruar armët dhe infrastruktura e Hamasit.
Ushtria izraelite njoftoi fillimin e sulmit të tij tokësor, të quajtur "Karrocat luftarake të Gideonit", me të cilin do të pushtojë përgjithmonë Gazën.
Në mediat izraelite u njoftua se në kuadër të planit, Izraeli ka krijuar "kampe përqendrimi" në jug të Rripit të Gazës, ku do të shpërndajë ndihmë të kufizuar humanitare pas dëbimit të palestinezëve.
Nëpërmjet imazheve satelitore u zbulua se ushtria izraelite ishte përgatitur për këtë duke rrafshuar zona të mëdha në qytetin jugor Rafah.
Nën presionin e ShBA-së dhe vendeve evropiane, kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi të dielën në mbrëmje "lejimin e hyrjes së ushqimit bazë të mjaftueshëm për ta parandaluar urinë" në Rripin e Gazës.