Të paktën 53.486 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit që nga tetori 2023, njoftoi ministria e Shëndetësisë në Gaza të hënën.
Nga ministria theksuan se 136 trupa u sollën në spitale në 24 orët e fundit, ndërsa 364 persona u plagosën, duke e çuar numrin e të plagosurve në 121.398 në sulmin izraelit.
"Shumë viktima janë ende të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje t'i arrijnë", shtoi ajo.
Ushtria izraelite rifilloi sulmet në Gaza më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 3.340 persona dhe ka plagosur 9.357 të tjerë, duke thyer një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në janar.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.