BOTA
1 minuta leximi
Protesta në Paris kundër uljes së kompensimeve për transport shëndetësor
Protesta masive të taksistëve po mbahen sot në Paris dhe në qytete të tjera të Francës për shkak të uljes së pagesave për transportin e pacientëve.
Protesta në Paris kundër uljes së kompensimeve për transport shëndetësor
Protesta në Paris kundër uljes së kompensimeve për transport shëndetësor / TRT Balkan
19 Maj 2025

Taksistët në Paris protestuan kundër uljes së kompensimeve për transportin shëndetësor në Francë.

Protesta masive të taksistëve po mbahen sot në Paris dhe në qytete të tjera të Francës për shkak të uljes së pagesave për transportin e pacientëve.

Shoferët kanë djegur goma pranë Ministrisë së Transportit, ndërsa policia ka ndërhyrë disa herë duke përdorur gaz lotsjellës.

Protesta ka shkaktuar gjithashtu bllokime të mëdha të trafikut në kryeqytetin francez.

Taksistët po kundërshtojnë sistemin e ri të përcaktimit të çmimeve të imponuar nga Kasa Kombëtare e Sigurimeve Shëndetësore (CNAM) për transportin e pacientëve.

Sipas të dhënave të Federatës Kombëtare të Taksistëve (FNDT), kjo masë mund të çojë në humbje të të ardhurave prej 30 deri në 40 për qind për kompanitë e autorizuara të taksive.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us