RAJONI
1 minuta leximi
Vuçiq me Fidanin: Türkiye, e rëndësishme për stabilitetin e rajonit
“Është kënaqësi që sot në Beograd pritëm ministrin Hakan Fidan. Jam i bindur që biseda jonë do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Türkiyes”, shkroi Vuçiq në një postim në Instagram.
Vuçiq me Fidanin: Türkiye, e rëndësishme për stabilitetin e rajonit
Vuçiq me Fidanin: Türkiye, e rëndësishme për stabilitetin e rajonit / TRT Balkan
19 Maj 2025

Serbia u jep rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Türkiyen, e cila, duke pasur parasysh ndikimin e saj të madh, është e rëndësishme për stabilitetin e gjithë rajonit, deklaroi të hënën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit në Beograd me ministrin e Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan.

“Është kënaqësi që sot në Beograd pritëm ministrin Hakan Fidan. Jam i bindur që biseda jonë do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Türkiyes, të cilat karakterizohen nga dialogu politik intensiv dhe bashkëpunimı gjithëpërfshirës, nga ekonomia dhe energjetika, tek turizmi, kultura dhe arsimi,” shkroi Vuçiq në një postim në Instagram.

Ai shprehu kënaqësinë për faktin që Türkiye ka konfirmuar pjesëmarrjen në EXPO 2027 në Beograd, që është një tjetër dëshmi e partneritetit të fuqishëm dhe besimit të ndërsjellë.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, më herët gjatë ditës u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us