BOTA
2 minuta leximi
Rubio: Më shumë vende të gatshme t'u bashkohen Marrëveshjeve të Abrahamit
'Mund të kemi lajme të mira, sigurisht para fundit të këtij viti, për më shumë vende që janë të gatshme t'i bashkohen asaj aleance,' thotë sekretari i shtetit.
Rubio: Më shumë vende të gatshme t'u bashkohen Marrëveshjeve të Abrahamit
Rubio: Më shumë vende të gatshme t'u bashkohen Marrëveshjeve të Abrahamit / AA
21 Maj 2025

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha të mërkurën se disa vende janë të gatshme t'u bashkohen Marrëveshjeve të Abrahamit dhe t’i normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin.

"Mendoj se ende ka gatishmëri për ta bërë këtë," tha Rubio në një seancë dëgjimore të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit kur u pyet për normalizimin e mundshëm të marrëdhënieve Saudite-Izrael.

"Disa kushte janë pengesa, 7 tetori është një prej tyre, por sauditët kanë vazhduar të shprehin interes, ashtu si edhe izraelitët, për ta arritur atë marrëveshje", tha Rubio.

"Ne kemi një zyrë të Marrëveshjeve të Abrahamit që po punon në mënyrë aktive për të identifikuar një numër vendesh që janë rreshtuar," tha ai.

"Mendoj se mund të kemi lajme të mira, sigurisht para fundit të këtij viti, për më shumë vende që janë të gatshme t'i bashkohen asaj aleance", deklaroi Rubio.

Gjatë mandatit të parë të Presidentit Donald Trump nga viti 2017 deri në vitin 2021, u nënshkruan disa marrëveshje të sponsorizuara nga ShBA-ja për t’i normalizuar marrëdhëniet me Izraelin. Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Maroku dhe Sudani firmosën këtë marrëveshje. Egjipti dhe Jordania gjithashtu kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin pas nënshkrimit të traktateve të paqes.

Komentet e Rubios erdhën ndërsa Izraeli vazhdoi luftën e tij gjenocidale në Rripin e Gazës, ku më shumë se 52.600 njerëz janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga një sulm nga Hamasi më 7 tetor 2023.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us