21 Maj 2025
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan u takua dhe zhvilloi një bisedë me liderët në Hungari, në të cilin ndodhet për të marrë pjesë në Samitin Joformal të Organizatës së Shteteve Turke (TDT).
Presidenti Erdoğan u prit nga kryeministri hungarez Viktor Orban në Varkert Bazar, ku ai mbërriti për samitin.
Erdoğan bisedoi për pak kohë me Orbanin dhe më vonë u takua me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Erdoğan dhe Aliyev biseduan për pak kohë dhe më vonë iu bashkua edhe presidenti i Kazakistanit, Kassym Jomart Tokayev.
Pas takimit, udhëheqësit u drejtuan për në sallën e samitit.