Ministri i Jashtëm rus Sergey Llavrov tha të mërkurën se Rusia nuk do të bjerë dakord për një armëpushim pa kushte me Ukrainën, pavarësisht presioneve nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri britanik Keir Starmer.
Duke folur para studentëve në Universitetin Ruso-Armen në Jerevan, kryeqytetin e Armenisë, Llavrov theksoi se Ukrainës nuk mund t'i besohet, pasi ajo më parë ka përdorur marrëveshjet e armëpushimit për t’i përforcuar dhe riarmatosur forcat e saj, duke lejuar sulme të reja ndaj Rusisë.
"Tani, kur na thuhet, 'Le të kemi një armëpushim dhe pastaj do ta shohim', ne përgjigjemi, 'Jo, e kemi kaluar këtë më parë dhe nuk duam ta përsërisim'", vërejti ai.
Llavrov gjithashtu akuzoi Bashkimin Evropian për përkeqësimin e konfliktit duke vazhduar të armatos Ukrainën, duke fajësuar Macronin dhe Starmerin për mbështetjen e Kievit, gjë që rezultoi në situatën aktuale.
Në të kundërt, si Rusia ashtu edhe ShBA-ja kanë shprehur mbështetje për vendosjen e parametrave të qartë për një zgjidhje afatgjatë në Ukrainë, tha ai.