Izraelitët, të cilët pushtuan tokat palestineze, bastisën xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, hebrenjtë fanatikë e kryen bastisjen nën mbrojtjen e fortë të policisë izraelite.
Izraelitët hynë në oborrin e xhamisë Al-Aksa në grupe dhe bënë xhiro provokuese aty. Izraelitët që kanë uzurpuar tokat palestineze nën mbrojtjen e policisë në oborr mbanin shërbesa talmudike.
Bastisjet ndaj xhamisë Al-Aksa
Sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Autoritetit të Fondacioneve Islamike të Kudsit, i cili është i lidhur me Ministrinë jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islamike dhe Shenjtërive.
Që nga viti 2003, izraelitët kanë hyrë në vendin e shenjtë, xhaminë Al-Aksa, nën shoqërimin e policisë, pa lejen e administratës dhe me vendim të njëanshëm të Izraelit. Duke i përshkruar këto hyrje si bastisje, Autoriteti Islamik i Fondacioneve thekson se po shkelet sovraniteti i muslimanëve.
Izraelitët po kryejnë gërmime nën kompleksin e xhamisë Al-Aksa, i cili përfshin xhaminë Kibla dhe Kupolën e Shkëmbit si dhe një muze, medrese dhe një oborr të madh, duke pretenduar se "gjenden rrënojat e Tempullit të Solomonit".
Qeveria izraelite pohon se "status quo-ja" historike në xhaminë Al-Aksa "ku vetëm myslimanët mund të adhurojnë dhe anëtarët e feve të tjera mund ta vizitojnë vetëm", po ruhet.
Megjithatë, hebrenjtë fanatikë kapen shpesh në kamera duke u lutur dhe duke kryer rituale fetare gjatë bastisjeve në Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite.