Në Shqipëri ka nisur Kampionati Evropian i Futbollit U-17, me ndeshjen hapëse Shqipëri-Portugali.
Ndeshja Shqipëri-Portugali, e zhvilluar në Stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, ka përfunduar me rezultatin 0:4 në favor të ekipit portugez.
Para ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia zyrtare e hapjes së Kampionatit Evropian U-17 “Shqipëri 2025”, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, si dhe përfaqësues të UEFA-s.
Në kuadër të këtij kampionati sot luhet edhe ndeshja Gjermani–Francë në stadiumin “Elbasan Arena”.
Në Shqipëri do të zhvillohen ndeshjet finale të Kampionatit Evropian U-17 “Shqipëri 2025” në datat 19 maj-1 qershor 2025.
Shqipëria është pjesë e Grupit A, së bashku me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë. Pjesë e Grupit B janë Italia, Belgjika, Anglia dhe Çekia.
Ndeshja finale e këtij kampionati do të luhet më 1 qershor në Tiranë.