LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Zyrtari i lartë amerikan: Izraeli do të paguaj “çmim të lartë' nëse s’arrihet marrëveshje armëpushim
Pengjet kanë paguar çmimin, tani do ta paguajë Izraeli, paralajmëron zyrtari amerikan, sipas The Jerusalem Post.
Zyrtari i lartë amerikan: Izraeli do të paguaj “çmim të lartë' nëse s’arrihet marrëveshje armëpushim
Pengjet kanë paguar çmimin, tani do ta paguajë Izraeli, paralajmëron zyrtari amerikan, sipas The Jerusalem Post. / Reuters
15 orë më parë

Një zyrtar i lartë amerikan ka paralajmëruar se qeveria e Tel Avivit do të paguajë një çmim shumë të lartë nëse nuk pranon një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve në Gaza, raportojnë mediat izraelite.

The Jerusalem Post raportoi të mërkurën se u zhvillua një takim midis zyrtarëve amerikanë dhe familjeve të pengjeve izraelite të mbajtura në Gaza.

Gjatë takimit, zyrtari i lartë amerikan, emri i të cilit nuk u bë i ditur, kritikoi qëndrimin e Izraelit në negociatat për të rinovuar një marrëveshje armëpushimi dhe pengjesh, duke deklaruar se ShBA-të do të arrinin një marrëveshje rajonale me Arabinë Saudite edhe pa përfshirjen e Izraelit.

Zyrtari tha se pengjet në Gaza e kanë paguar tashmë çmimin për dështimin për t'i dhënë fund luftës, duke shtuar: "Nëse deri më tani ata e kanë paguar çmimin e mospërfundimit të luftës, sot çmimi do të jetë shumë më i rëndë për Izraelin, dhe jo vetëm për pengjet".

Zyrtari i paidentifikuar amerikan theksoi se marrëveshja e armëpushimit me Huthit në Jemen ishte vetëm një pikënisje dhe paralajmëroi: "Nëse Izraeli nuk vjen në vete, edhe 'Marrëveshja e Mijëvjeçarit' do të ndodhë pa të".

U raportua se të afërmit e pengjeve izraelite të pranishëm në takim i interpretuan vërejtjet e zyrtarit "si një ndryshim toni nga një aleat që tradicionalisht shihet si mbështetës i pakushtëzuar i Izraelit".

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us