BOTA
1 minuta leximi
Pentagoni do të fillojë largimin e afër 1.000 personave transgjinorë nga ushtria
Memorandumi vjen pasi Gjykata Supreme i hapi rrugën administratës së presidentit Trump për të zbatuar një politikë të Departamentit të Mbrojtjes që u ndalon personave transgjinorë të shërbejnë në ushtri.
Pentagoni do të fillojë largimin e afër 1.000 personave transgjinorë nga ushtria
Pentagoni do të fillojë largimin e afër 1.000 personave transgjinorë nga ushtria / AP
14 orë më parë

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth ka udhëzuar Departamentin e Mbrojtjes të fillojë largimin e personave transgjinorë nga ushtria në një memorandum të lëshuar dje.
a

"Përafërsisht 1 mijë anëtarë të shërbimit që janë vetë-identifikuar si të diagnostikuar me disfori gjinore do të fillojnë procesin e ndarjes vullnetare", tha zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell.

Parnell tha se departamenti amerikan do të zgjasë periudhën e ndarjes vullnetare për 30 ditë për anëtarët e Shërbimit të Komponentit Aktiv dhe 60 ditë për anëtarët e Shërbimit të Komponentit Rezervë si dhe do të vazhdojë me përpunimin për ndarjet jo vullnetare pas këtyre periudhave.

Sipas memorandumit, periudha e pranueshmërisë për t'u vetë-identifikuar për ndarje vullnetare zgjatet deri më 6 qershor.

Memorandumi vjen pasi të martën Gjykata Supreme i hapi rrugën administratës së presidentit Donald Trump për të zbatuar një politikë të Departamentit të Mbrojtjes që u ndalon personave transgjinorë të shërbejnë në ushtri.

"TRANS është jashtë loje në Departamentin e Mbrojtjes", shkroi Hegseth në platformën sociale X.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us