8 Maj 2025
Presidenti amerikan Donald Trump uroi të enjten kardinalin amerikan Robert Francis Prevost, i cili është zgjedhur si Papa i ri Leo XIV.
"Është një nder i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Pres me padurim ta takoj Papa Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!" tha Trump në Truth Social.
Komentet e tij erdhën menjëherë pasi kardinali 69-vjeçar nga Çikago u zgjodh udhëheqës i Kishës Katolike Romake.