Projekti i Rrugës së Zhvillimit, i udhëhequr nga Türkiye dhe Iraku, do të japë një “kontribut të rëndësishëm” në stabilitetin dhe prosperitetin si të Irakut ashtu edhe të të gjithë rajonit, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan në një konferencë të përbashkët për shtyp me lryeministrin irakian Mohammed Shia al-Sudani në kryeqytetin Ankara.
Erdoğan shprehu dëshirën e Türkiyes për të bërë përparim të shpejtë në çështje të tilla si rifillimi i dërgesave të naftës përmes Tubacionit të Naftës Irak-Türkiye.
“Riafirmuam vendosmërinë tonë për ta vazhduar luftën kundër PKK-së, FETO-s dhe DEASh-it, të cilat përbëjnë një kërcënim jo vetëm për sigurinë kombëtare të Türkiyes, por edhe për atë të Irakut”, shtoi Erdoğan.
Lidhur me tensionet Pakistan-Indi, Erdoğan tha se Ankaraja po punon për ta qetësuar krizën para se të arrijë “pikën pa kthim, pavarësisht përpjekjeve të disave për ta ndezur atë”.
Al-Sudani, nga ana e tij, tha se Projekti i Rrugës së Zhvillimit përfaqëson një mundësi të madhe për të forcuar integrimin midis Türkiyes dhe Irakut.