RAJONI
1 minuta leximi
Nga tetori, Türkiye merr sërish Komandën e KFOR-it në Kosovë
Türkiye është një ndër kontribuesit më të mëdhenj në misionin paqësor të NATO-s në Kosovë, KFOR, me qindra ushtarë në detyrë.
Nga tetori, Türkiye merr sërish Komandën e KFOR-it në Kosovë
Nga tetori, Türkiye merr sërish Komandën e KFOR-it në Kosovë / AA
8 Maj 2025

Türkiye do ta marrë sërish komandën e KFOR-it në Kosovë, nga tetori i këtij viti. Këtë e konfirmoi Ministria turke e Mbrojtjes, e cila potencoi se do ta udhëheqë KFOR-in me mandat njëvjeçar.

“Vendi ynë, i cili e përmbushi me sukses detyrën e tij si Komandues i Forcës Paqesore të Kosovës (KFOR) në periudhën tetor 2023-2024, do ta marrë këtë detyrë për herë të dytë për një periudhë njëvjeçare, duke filluar nga tetori 2025”.

Türkiye është një ndër kontribuesit më të mëdhenj në misionin paqësor të NATO-s në Kosovë, KFOR, me qindra ushtarë në detyrë. Gjatë mandatit të parë në krye të KFOR-it, forcën e udhëhoqi Komandanti turk Özkan Ulutaş.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us