17 Prill 2025
Nëntë avionë transporti ushtarak amerikan të ngarkuar me bomba që shkatërrojnë bunkerët u ulën në një bazë ajrore izraelite pranë Tel Avivit në 24 orët e fundit, tha të enjten transmetuesi publik i Izraelit.
“Nëntë avionë transporti amerikanë që mbanin bomba që shkatërrojnë bunkerët dhe armë të tjera mbrojtëse u ulën në bazën ajrore Nevatim pranë Tel Avivit, në Izraelin qendror”, njoftoi autoriteti izraelit i transmetimit KAN.
Ai shtoi se masa vjen "në pritje të një sulmi të mundshëm të përbashkët ShBA-Izraelit, nëse negociatat bërthamore midis Uashingtonit dhe Teheranit dështojnë".
Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga ShBA-ja mbi raportin.