Të sapolindurit në Gazë janë në rrezik vdekjeje për shkak të mungesës së ushqimit, barnave dhe materialeve mjekësore, të shkaktuara nga bllokada izraelite.
Mjekët palestinezë kanë theksuar se jetët e foshnjeve të sapolindura janë në rrezik, veçanërisht për shkak të mungesës së ushqimit për foshnje dhe ilaçeve.
Pediatërit që punojnë në kompleksin mjekësor Nasser kanë theksuar se të sapolindurit, të cilët janë të dobët ose kanë lindur me ndonjë sëmundje, kanë nevojë për ushqim shtesë, ilaçe dhe kujdes mjekësor.
Megjithatë, ata kanë thënë se as nevojat më bazike nuk mund të sigurohen për shkak të bllokadës izraelite.
Pothuajse 51.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gazë nga sulmet brutale izraelite që po zgjasin që nga tetori i vitit 2023.
Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi në nëntor të vitit të kaluar urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gazë.
Izraeli po përballet gjithashtu me një proces për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkak të luftës në enklavë.