Kuvendi i Serbisë po zhvillon sot një seancë për të diskutuar formimin e qeverisë së re, përbërja e së cilës është propozuar nga Xhura Macut.
Seanca është thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, me vetëm një pikë në rend dite, zgjedhja e qeverisë dhe betimi i kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit.
Kandidati për kryeministër, Xhura Macut, i propozuar më 6 prill nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dorëzuar të hënën Kuvendit propozimin për përbërjen e re të qeverisë, së bashku me biografitë e anëtarëve të propozuar.
Sipas këtij propozimi, qeveria e re do të ketë rreth një të tretën e anëtarëve të rinj në krahasim me kabinetin e mëparshëm të udhëhequr nga Millosh Vuçeviq, i cili dha dorëheqje.
Siniša Mali është propozuar për zëvendëskryeministër të parë dhe ministër të financave, ndërsa Ivica Daçiq do të vazhdojë si ministër i Punëve të Brendshme.
Adrijana Mesaroviq do të jetë zëvendëskryeministrja e tretë dhe do të vazhdojë të udhëheqë Ministrinë e Ekonomisë. Në pozicionet e tyre aktuale do të qëndrojnë gjithashtu:
Sipas rregullores së Kuvendit, kandidati për kryeministër duhet të paraqesë planin dhe përbërjen e kabinetit të tij. Pas kësaj hapet debati parlamentar dhe më pas caktohet data për votimin. Qeveria miratohet nëse për të votojnë të paktën 126 deputetë.
Vuçiq e emëroi Macutin si kandidat për kryeministër pas dorëheqjes së Millosh Vuçeviq në fund të janarit.