BOTA
1 minuta leximi
Rusia: Gjatë natës rrëzuam 115 dronë të Ukrainës mbi rajonet tona
Nga sulmi kanë shpërthyer zjarre në ndërtesa shumëkatëshe dhe disa shtëpi janë dëmtuar.
Rusia: Gjatë natës rrëzuam 115 dronë të Ukrainës mbi rajonet tona
Rusia: Gjatë natës rrëzuam 115 dronë të Ukrainës mbi rajonet tona / AA
15 Prill 2025

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se gjatë natës në rajonet ruse kanë rrëzuar 115 mjete ajrore pa pilot (UAV) të Ukrainës.

Në deklaratën e bërë nga ministria thuhet se Ukraina gjatë natës kreu sulme me dronë ndaj territorit rus.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se 115 dronë u rrëzuan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore dhe se 109 prej tyre u rrëzuan mbi Kursk, 3 mbi Voronezh, 1 mbi Moskë, 1 mbi Byransk dhe 1 mbi Orlov.

Në një deklaratë nga qendra operative e rajonit të Kurskut në Rusi theksohet se një person ka humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur në sulmin me dronë në qytetin e Kurskut.

Nga sulmi kanë shpërthyer zjarre në ndërtesa shumëkatëshe dhe disa shtëpi janë dëmtuar. 

“U sulmua garazhi i qendrës emergjente. Janë dëmtuar 11 automjete. Institucionet përkatëse vazhdojnë punën në vendet ku kanë ndodhur incidentet", thuhet në deklaratë.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us