BOTA
1 minuta leximi
ShBA, gjykata vendos se Google ka shkelur ligjet ‘antitrust’ në tregun e teknologjisë së reklamave
Gjykatësja Leonie Brinkema tha se Google u angazhua në “një seri praktikash antikonkurruese” për më shumë se një dekadë për ta dominuar serverin e reklamave të botuesve dhe produktet e shkëmbimit të reklamave.
ShBA, gjykata vendos se Google ka shkelur ligjet ‘antitrust’ në tregun e teknologjisë së reklamave
ShBA, gjykata vendos se Google ka shkelur ligjet ‘antitrust’ në tregun e teknologjisë së reklamave / AA
17 Prill 2025

Një gjykatë federale në ShBA ka vendosur në favor të Departamentit të Drejtësisë në çështjen ‘antitrust’ kundër kompanisë Google, duke zbuluar se kompania e teknologjisë ka ruajtur në mënyrë të paligjshme pushtetin monopol në tregun e reklamave digjitale.

Gjykatësja Leonie Brinkema nga Gjykata e Qarkut në ShBA tha se Google u angazhua në “një seri praktikash antikonkurruese” për më shumë se një dekadë për ta dominuar serverin e reklamave të botuesve dhe produktet e shkëmbimit të reklamave.

“Për më shumë se një dekadë, Google ka lidhur së bashku serverin e saj të reklamave të botuesve dhe shkëmbimin e reklamave përmes politikave kontraktore dhe integrimit teknologjik, gjë që i mundësoi kompanisë ta krijojë dhe ta mbrojë fuqinë e saj monopole në këto dy tregje”, tha Brinkema.

Gjykatësja theksoi se Google e nguliti më tej fuqinë e saj monopole duke imponuar politika antikonkurruese ndaj klientëve të saj dhe duke eliminuar veçoritë e dëshirueshme të produktit.

Ajo e shpalli kompaninë përgjegjëse sipas neneve 1 dhe 2 të Aktit Sherman dhe përmendi fshirjen e mesazheve të brendshme të punonjësve nga Google, përveç një punonjësi që aktivizoi në mënyr eksplicite “historinë e bisedave”.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us