POLITIKË
1 minuta leximi
ShBA-ja vendos 104% tarifë shtesë ndaj Kinës, hyn në fuqi të mërkurën
Trump beson se Kina "duhet të bëjë një marrëveshje" me ShBA-në, thotë zëdhënësja Karoline Leavitt, duke shtuar: "Ishte një gabim nga ana e Kinës që të kundërpërgjigjej."
ShBA-ja vendos 104% tarifë shtesë ndaj Kinës, hyn në fuqi të mërkurën
ShBA-ja vendos 104% tarifë shtesë ndaj Kinës, hyn në fuqi të mërkurën / Reuters
8 Prill 2025

ShBA-ja do të vendosë një tarifë prej 104% ndaj Kinës duke filluar nga e mërkura, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Tarifat prej 104% ndaj Kinës do të hyjnë në fuqi sonte në mesnatë”, u tha gazetarëve të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Presidenti Donald Trump beson se Kina “duhet të bëjë një marrëveshje” me ShBA-në, tha Leavitt, duke shtuar: “Ishte një gabim nga ana e Kinës që të kundërpërgjigjej.”

Ajo gjithashtu bëri të ditur se gati 70 vende i janë drejtuar tashmë Presidentit Trump për të nisur negociata lidhur me tarifat pas shpalljes së tyre javën e kaluar.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us