BOTA
2 minuta leximi
Franca paralajmëron Algjerinë për “pasoja” nëse zyrtarët e saj dëbohen
Algjeria, nga ana e saj, fajëson ministrin e brendshëm francez Bruno Retailleau për shpërthimin e fundit diplomatik, duke e akuzuar atë se mban "përgjegjësinë e plotë" për tensionet.
Franca paralajmëron Algjerinë për “pasoja” nëse zyrtarët e saj dëbohen
Franca paralajmëron Algjerinë për “pasoja” nëse zyrtarët e saj dëbohen / AA
15 Prill 2025

Ministri i jashtëm francez Jean-Noel Barrot paralajmëroi të martën për masa të mundshme hakmarrëse pasi Algjeria dëboi 12 zyrtarë francezë.

Urdhri i dëbimit, që synon zyrtarët francezë, pason padinë e tre burrave në Paris, njëri prej të cilëve punonte për një konsullatë algjeriane në Francë, me akuza të lidhura me terrorizmin.

Zyra e prokurorisë kombëtare franceze kundër terrorizmit konfirmoi se të dyshuarit u akuzuan të premten e kaluar për arrestim, rrëmbim, ndalim të paligjshëm dhe lidhje me një sipërmarrje terroriste.

Barrot e quajti vendimin algjerian "shumë për keqardhje" dhe paralajmëroi për "pasoja".

"Autoritetet algjeriane vendosën të reagojnë ndaj një procedure të pavarur gjyqësore duke dëbuar 12 zyrtarë francezë. Ky është një vendim shumë për të ardhur keq, i cili kompromenton dialogun që kishim filluar," tha Barrot në televizionin France 2.

“Drejtësia është e pavarur dhe procedurat ligjore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhëniet mes dy qeverive”, shtoi ai.

Zyrtarëve francezë në fjalë thuhet se iu dhanë 48 orë kohë për t'u larguar nga territori algjerian.

"Nëse Algjeria insiston në kryerjen e këtyre dëbimeve, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të marrim masa të ngjashme," tha Barrot.

Algjeria, nga ana e saj, fajëson ministrin e brendshëm francez Bruno Retailleau për shpërthimin e fundit diplomatik, duke e akuzuar atë se mban "përgjegjësinë e plotë" për tensionet.

Megjithatë, Barrot e hodhi poshtë pretendimin, duke thënë: "Ministri Retailleau nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje gjyqësore, e cila ka vazhduar prej muajsh".


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us