TÜRKİYE
1 minuta leximi
Fillon Samiti i katërt ndërqeveritar Türkiye-Itali në Romë
Samiti mbahet në rezidencën Villa Pamphili, i mbyllur për media.
Fillon Samiti i katërt ndërqeveritar Türkiye-Itali në Romë
Fillon Samiti i katërt ndërqeveritar Türkiye-Itali në Romë / AA
një ditë më parë

Samiti i katërt ndërqeveritar Türkiye-Itali ka filluar nën kryesimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Samiti mbahet në rezidencën Villa Pamphili, i mbyllur për media.

Në samit, nga pala turke marrin pjesë kryediplomati Hakan Fidan, ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale Mahinur Özdemir Göktaş, ministri i Sportit dhe Rinisë Osman Aşkın Bak, ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, nënkryetarët e AK Partisë Halit Yerebakan, Faruk Acar, kreu i Komunikimeve Presidenciale Fahrettin Altun, kryekëshilltari i Presidentit për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme Akif Çağatay Kılıç, kryekëshilltari i Presidentit Çağrı Erhan, Kreu i Industrive të Mbrojtjes i Presidencës, Haluk Görgün.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us