RAJONI
1 minuta leximi
Zjarr në një restorant në Kinë, humbin jetën 22 persona
Arsyeja e zjarrit nuk dihet ende, ndërkohë theksohet se vazhdon hetimi lidhur me ngjarjen.
Zjarr në një restorant në Kinë, humbin jetën 22 persona
Zjarr në një restorant në Kinë, humbin jetën 22 persona / AA
një ditë më parë

Të paktën 22 persona e kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu në një restorant në rajonin Liaoning në veri të Kinës.

Sipas lajmit të Xinhua, zjarri shpërtheu në orët e drekës në një restorant në qytezën Baota të rajonit.

Si pasojë e zjarrit humbën jetën 22 persona ndërsa tre të tjerë u plagosën.

Arsyeja e zjarrit nuk dihet ende, ndërkohë theksohet se vazhdon hetimi lidhur me ngjarjen.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping dha udhëzim për trajtimin e të plagosurve sa më shpejt të jetë e mundur, sigurimin e mbështetjes së nevojshme për familjet e 22 personave që humbën jetën dhe zbardhjen sa më parë të shkakut të zjarrit si dhe ndëshkimin e përgjegjësve sipas ligjit.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us