28 Prill 2025
Boksierja kosovare po vazhdon me një çerformancë të lartë përfaqësimi në garat ndërkombëtare. Ajo fitoi medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Brusels Capital”, të mbajtur në Belgjikë.
Sadiku shënoi tri fitore, ndërsa në finale mundi italianen Nicole Rebecca, kategoria -60 kg.
Ky është turneu i parë nën drejtimin e “World Boxing”, në të cilin u përfaqësua Federata e Boksit e Kosovës.
Paraqitje relativisht të mirë patën edhe boksierët e tjerë. Drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari ynë ndërkombëtar, Latif Demolli.