BOTA
1 minuta leximi
Spanjë, do të duhen deri në 10 orë që të rikthehet energjia elektrike
Operatori i rrjetit elektrik në Spanjë, "Red Electrica" tha se ndërprerja e energjisë elektrike ishte e pashembullt në histori dhe se do të duhen deri në 10 orë që energjia elektrike të rikthehet.
Spanjë, do të duhen deri në 10 orë që të rikthehet energjia elektrike
Spanjë, do të duhen deri në 10 orë që të rikthehet energjia elektrike / Reuters
28 Prill 2025

Në shumë rajone të Spanjës do të duhen deri në 10 orë që energjia elektrike të rikthehet, njoftoi "Red Electrica".

Operatori i rrjetit elektrik në Spanjë, "Red Electrica" tha në një deklaratë se ndërprerja e energjisë elektrike ishte e pashembullt në histori dhe se mund të duhen midis 6 deri në 10 orë që energjia elektrike të rikthehet në pjesën më të madhe të vendit.

Ka pasur një ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në të gjithë Spanjën dhe Portugalinë ndërsa rrjetet e komunikimit dhe transportit raportohet se janë ndërprerë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us