28 Prill 2025
Studentët që kishin bllokuar RTS-në njoftuan të hënën mbrëma se po ndërpresin bllokadën.
Studentët publikuan në rrjetet sociale dhe para ndërtesës së Radio-Televizionit të Serbisë (RTS) se po ndërpresin bllokadën që kishte nisur më 14 prill, pasi Komisioni për Kulturë dhe Informim mori vendim për të anuluar konkursin e vjetër dhe për të shpallur një konkurs të ri për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të REM-it.
Trupi Republikan për Mediat Elektronike (REM) ka nëntë anëtarë dhe është përgjegjës, ndër të tjera, për mbikëqyrjen e punës së mediave elektronike.
Protestat dhe bllokadat studentore filluan pas shembjes së çatisë së rinovuar të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, ku humbën jetën 16 persona.