Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar se do “të shterojë” të gjitha përpjekjet e tij për të siguruar lirimin e pengjeve nga Gaza.
Në një takim në Kremlin me shtetasin rus Aleksandr Trufanov dhe familjen e tij, i cili së fundmi u lirua nga robëria e Hamasit, Putin vlerësoi lidhjet e gjata të Rusisë me popullin palestinez për lirimin e Trufanovit.
"Sigurisht, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të përsëritur suksese të tilla më shpesh, duke siguruar që të gjithë ata që ende vuajnë nga vështirësi të ngjashme të rifitojnë lirinë e tyre", tha Putin.
Ai shprehu mirënjohje ndaj grupit palestinez Hamas për lirimin e Trufanovit, por nuk bëri asnjë vlerësim politik të situatës më të gjerë në rajon.
"Mendoj se duhet t'i shprehim mirënjohjen udhëheqjes politike të Hamasit për dëgjimin e thirrjes sonë dhe kryerjen e këtij akti humanitar. Ju u liruat. Unë do të doja t'ju përgëzoj për këtë”, theksoi ai.