BOTA
2 minuta leximi
OKB-ja kritikon bllokadën izraelite në Gaza: Ndihma humanitare është “e panegociueshme”
Duke folur në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Palestinën, Guterres tha se është i “alarmuar” nga deklaratat e zyrtarëve izraelitë që sugjeronin se ndihma humanitare mund të përdoret si një taktikë ushtarake.
OKB-ja kritikon bllokadën izraelite në Gaza: Ndihma humanitare është “e panegociueshme”
OKB-ja kritikon bllokadën izraelite në Gaza: Ndihma humanitare është “e panegociueshme” / AA
16 orë më parë

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka kritikuar bllokadën e Izraelit ndaj ndihmës humanitare në Rripin e Gazës që vazhdon për më shumë se dy muaj.

Duke folur në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Palestinën, Guterres tha se është i “alarmuar” nga deklaratat e zyrtarëve izraelitë që sugjeronin se ndihma humanitare mund të përdoret si një taktikë ushtarake.

“Ndihma është e panegociueshme”, tha Guterres, duke shtuar se “Izraeli duhet t’i mbrojë civilët dhe duhet të bjerë dakord për skemat e ndihmës dhe t’i lehtësojë ato”.

Shefi i OKB-së tha se situata mbetet e rëndë, me “asnjë fund në horizont për vrasjet dhe mjerimin”.

Ai shtoi se thyerja e marrëveshjes së armëpushimit më 18 mars i dha fund shpresave për lirimin e pengjeve dhe shpërndarjes së ndihmës shpëtimtare.

Duke iu referuar konfliktit më të gjerë, Guterres paralajmëroi se perspektiva e zgjidhjes me dy shtete është “në rrezik të zvogëlohet deri në pikën e zhdukjes” dhe angazhimi politik ndaj qëllimit afatgjatë është “më larg se kurrë”.

“Bota nuk mund të përballojë të shohë zgjidhjen me dy shtete të zhduket”, tha ai, duke u bërë thirrje liderëve globalë të veprojnë me vendosmëri.

“Liderët politikë përballen me zgjedhje të qarta, zgjedhjen për të heshtur, zgjedhjen për ta pranuar ose zgjedhjen për të vepruar”, u shpreh ai.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us