Kardinalët katolikë do të takohen të martën për të diskutuar përgatitjet e ceremonisë të varrimit të Papa Françeskut, njoftuan mediat lokale.
Kongregacioni i parë i përgjithshëm i kardinalëve do të mbahet të martën me ata që tashmë gjenden në Romë dhe të tjerët që do të kenë arritur të mbërrijnë atje deri në atë kohë, duke vënë në dukje se kongregacionet janë mbledhjet që çojnë në konklavë dhe gjatë të cilave do të vendosen hapat pasues.
Trupi i papës pritet të transferohet në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën për besimtarët të bëjnë homazhe.
Duke vënë në dukje se sipas normave të Universi Dominici Gregis (kushtetuta apostolike e kishës katolike e lëshuar nga Papa Gjon Pali II në 1986) funerali duhet të bëhet ndërmjet ditës së katërt dhe të gjashtë pas vdekjes së tij, e cila u njoftua zyrtarisht të hënën, ndaj sipas agjencive, me shumë gjasa do të mbahet më 26 prill, të shtunën.
Konklava që do të zgjedhë Papën e re pritet të zhvillohet në një ditë midis 6 majit dhe 10 majit, por mund të zhvillohet edhe më herët nëse të gjithë kardinalët janë të pranishëm në Romë, vuri në dukje ai.
Udhëheqësi i Kishës Katolike lindi në Buenos Aires më 17 dhjetor 1936, nga prindër emigrantë italianë.
Ai studioi në Argjentinë dhe më vonë në Gjermani përpara se të shugurohej si prift jezuit në vitin 1969.
Mbi një dekadë në papatin e tij, Papa Françesku mbeti një figurë admirimi dhe polemikash.
Ai u përpoq të reformonte burokracinë e Vatikanit, të trajtonte korrupsionin dhe të adresonte disa nga sfidat më të ngutshme të kishës.
Ndërsa ai u përshëndet për përulësinë dhe përkushtimin e tij ndaj drejtësisë sociale, udhëheqja e tij tërhoqi gjithashtu rezistencë të mprehtë nga konservatorët brenda kishës dhe më gjerë.
Papa u shtrua në një spital në Romë në shkurt me bronkit, i cili u zhvillua në pneumoni dypalëshe. Ai u lirua pas 38 ditësh për të vazhduar shërimin në rezidencën e tij në Vatikan.
Papa Françesku vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.