TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye, realizohet për një ditë ëndrra e një vajze me sindromën Down për t‘u bërë police
Policët e morën Inzilën në makinën e ekipit të tyre dhe e çuan në Komisariatin e Policisë "Dëshmori Ramazan Yılmaz", ku i dhanë vajzës me sindromën Down uniformën e policisë dhe një kapele.
Türkiye, realizohet për një ditë ëndrra e një vajze me sindromën Down për t‘u bërë police
Türkiye, realizohet për një ditë ëndrra e një vajze me sindromën Down për t‘u bërë police / AA
10 Prill 2025

Ëndrra për t'u bërë police për 18-vjeçaren me sindromën Down, Inzile Çetintaş, në qytezën Yenişehir të Mersinit, u realizua për një ditë.

Inzile, një nxënëse në Shkollën e Praktikës së Edukimit Special Hüseyin Polat, ndau ëndrrën e saj për t'u bërë oficere policie me ekipet e Departamentit të Policimit të Mbështetur nga Komuniteti që vizituan shkollën.

Pas kësaj, ekipet kaluan në veprim dhe surprizuan Inzilen duke shkuar në shtëpinë e saj në kuadër të 180-vjetorit të Departamentit të Policisë Turke dhe Javës së Policisë.

Policët më pas e morën Inzilen në makinën e ekipit të tyre dhe e çuan në Komisariatin e Policisë "Dëshmori Ramazan Yılmaz", ku i dhanë vajzës me sindromën Down uniformën e policisë dhe një kapele.

Këtu, Inzile uroi 180-vjetorin e Departamentit të Policisë Turke dhe Javën e Policisë përmes radios marrëse dhe bashkë me ekipet bëri xhiro nëpër qytet.

Nëna Semra Çetintaş u shpreh për gazetarët se vajza e saj u lumturua shumë me këtë surprizë.

“Nuk e prisnim një gjë të tillë, ishte një surprizë për ne. Jemi shumë të lumtur. Jemi krenarë për policët tanë. Zoti i ruajt", tha Çetintaş, duke falënderuar Drejtorinë e Policisë.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us