RAJONI
3 minuta leximi
Presidenti i Malit të Zi e rikthen në Kuvend ligjin midis Qeverisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe
Presidenti malazez beson se përmbajtja e Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Turizmit dhe Zhvillimit të Pasurive të Paluajtshme midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së EBA-së nuk është në përputhje me rendin kushtetues të Malit të Zi.
Presidenti i Malit të Zi e rikthen në Kuvend ligjin midis Qeverisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe
Presidenti i Malit të Zi e rikthen në Kuvend ligjin midis Qeverisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe / AA
29 Prill 2025

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç e ka kthyer në Parlament, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Turizmit dhe Zhvillimit të Pasurive të Paluajtshme midis Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ky është një ligj që u miratua nga Parlamenti më 23 prill të këtij viti. Në njoftimin nga Zyra e Presidentit të Malit të Zi thuhet se përmbajtja e Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Turizmit dhe Zhvillimit të Pasurive të Paluajtshme midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe ngre pyetje të shumta në lidhje me përputhshmërinë e saj me rendin kushtetues dhe ligjor të Malit të Zi.

Sipas presidencës dispozita që nënkupton se përzgjedhja e investitorit kryhet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pa zhvilluar një procedurë tenderimi publik, ngre çështjen e përputhshmërisë së saj me dispozitën e nenit 140, paragrafi 3 i Kushtetutës së Malit të Zi, duke pasur parasysh se dispozita e lartpërmendur e Kushtetutës ndalon shtrembërimin dhe kufizimin e konkurrencës së lirë dhe inkurajimin e një pozite të pabarabartë, monopoliste ose dominuese në treg.

Më tej thuhet se disa pika të Marrëveshjes përjashtojnë drejtpërdrejt zbatimin e shumë ligjeve malazeze, duke përfshirë ligjet në fuqi që lidhen me prokurimin publik, tenderët publikë dhe pronën shtetërore, duke pezulluar kështu qartë një pjesë të rendit ligjor malazez.

Gjithashtu, ngrihet çështja e përputhshmërisë së Marrëveshjes me ligjet sistemike në fushën e mbrojtjes së konkurrencës dhe kontrollit të ndihmës shtetërore, e cila u diskutua edhe nga menaxhmenti i Agjencisë për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Ndër të tjera, Marrëveshja përcakton që Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe garanton etnitetet, investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe që ajo propozon (neni 2, pika 1), ndërsa, përkundrazi, pika 5 e të njëjtit nen thotë shprehimisht se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do t'i nënshtrohen asnjë mekanizmi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të parashikuar në marrëveshjet e lidhura midis Entit dhe Qeverisë së Malit të Zi.

“Dispozita të tilla kontradiktore në Marrëveshje, së bashku me faktin se pjesa tjetër e dokumentit nuk përcakton se si Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe garanton etnintetet - investitorët privatë që propozon, hapin gjithashtu çështjen e mbrojtjes së interesit shtetëror të Malit të Zi në këtë çështje ligjore”, thuhet në komunikatë.

Milatoviç deklaroi se beson që është e nevojshme që Parlamenti i Malit të Zi të ripërcaktohet sipas këtij ligji dhe përsëriti edhe një herë qëndrimin se ligji nuk duhet të votohet në këtë formë.

Marrëveshja i referohet një tenderi për dhënien me qira të plazheve të Ulqinit që janë dhënë me qira nga sipërmarrës vendas për vite me radhë, dhe për të cilat një kompani arabe paraqiti një ofertë këtë vit.

"Ulqini nuk është në shitje", ishte mesazhi i sipërmarrësve dhe qytetarëve vendas në protestat e fundit në këtë qytet jugor malazez.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us