15 orë më parë
Në qytetin Uppsala të Suedisë raportohet se janë vrarë “disa persona” si pasojë e të shtënave.
Siç raporton transmetuesit SVT, një operacion i madh policor është duke u zhvilluar pranë sheshit Vaksala në Uppsala pasi disa persona thuhet se janë vrarë në të shtënat e dyshuara.
Sipas transmetuesit suedez, zëdhënësi i policisë, Magnus Klarin, tha se autoritetet e sigurisë morën disa raportime për shpërthime të forta në zonë.
Dëshmitarët okularë thanë për transmetuesin suedez se u dëgjuan pesë të shtëna dhe se njerëzit u panë duke vrapuar në drejtime të ndryshme.
Autoriteti i transportit tha se shërbimet e trenit drejt dhe nga qyteti Uppsala u pezulluan përkohësisht.