BOTA
1 minuta leximi
Gjermania: Vendimi i Trumpit lidhur me Universitetin e Harvardit, kufizim i demokracisë
Qeveria gjermane e ka cilësuar si kufizim të demokracisë, vendimin e administratës së presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për ta ndaluar pranimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit.
Gjermania: Vendimi i Trumpit lidhur me Universitetin e Harvardit, kufizim i demokracisë
Gjermania: Vendimi i Trumpit lidhur me Universitetin e Harvardit, kufizim i demokracisë / Reuters
23 Maj 2025

Qeveria gjermane e ka cilësuar si kufizim të demokracisë, vendimin e administratës së presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për të ndaluar pranimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit.

Zëvendëszëdhënësi i qeverisë gjermane, Sebastian Hille në konferencën për media në Berlin, kritikoi ashpër masat e ndërmarra nga qeveria amerikane kundër Universitetit të Harvardit, duke thënë se "Kufizimet në lirinë akademike janë kufizime në demokraci".

Ministrja Federale e Kërkimit, Dorothee Baer e kritikoi vendimin në një deklaratë në Bruksel, duke thënë se "Shpresoj që qeveria amerikane ta tërheqë këtë vendim sepse kjo është një situatë vërtet serioze".

Ajo shtoi se është shumë e shqetësuar për atë që po ndodh aktualisht në ShBA.

Mësohet se Ministria e Jashtme gjermane është në kontakt me ShBA-në për këtë çështje, pasi vendimi i administratës së Trumpit prek edhe studentët gjermanë.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us