BOTA
1 minuta leximi
Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg të Gjermanisë, raportohet për 12 të plagosur
Policia e Hamburgut ka bërë të ditur se një 39-vjeçare është arrestuar në vendngjarje teksa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg të Gjermanisë, raportohet për 12 të plagosur
Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg të Gjermanisë, raportohet për 12 të plagosur / Reuters
23 Maj 2025

Dymbëdhjetë persona janë plagosur në një sulm me thikë në stacionin qendror të trenit në Hamburg, njoftuan autoritetet gjermane të premten në mbrëmje.

Policia konfirmoi se e dyshuara, një grua 39-vjeçare, u arrestua menjëherë në vendin e ngjarjes. “Bazuar në të dhënat tona aktuale, supozojmë se ka vepruar e vetme. Hetimet për sfondin e ngjarjes janë në vijim”, thuhet në një deklaratë të policisë së Hamburgut.

Shërbimet e emergjencës reaguan me shpejtësi, duke i trajtuar disa nga të plagosurit brenda një treni që ndodhej në stacion. Një zëdhënës i emergjencës i tha transmetuesit publik NDR se tre persona janë në gjendje kritike, tre të tjerë kanë plagë të rënda, ndërsa gjashtë janë me plagë të lehta.

Ngjarja ka shkaktuar ndërprerje në shërbimet e trenave në një nga nyjet më të ngarkuara të transportit në Gjermaninë veriore. Sipas kompanisë hekurudhore Deutsche Bahn, do të ketë vonesa dhe devijime në trenat ndërqytetas.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us